Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi

by editor

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Greqi, ku një 56 vjecar u ekzekutua me armë zjarri në mes të Athinës, një tjetër shqiptar është gjetur i pajetë.

Advertisements

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën “Nea Ionia’.

Advertisements

Mediat vendase shkruajnë se 45-vjeçari shqiptar nuk i është përgjigjur telefonatave me miqtë të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe kanë shkuar të kontrollojnë në shtëpinë e tij, ku e kanë gjetur të vdekur.

Ende nuk dihet nëse vdekja ka qënë natyrale, apo kemi të bëjmë me një atentat, ndërkohë trupi i viktimës do i nënshtrohet autopsisë.

You may also like