Gjendet një automjet në flakë, dyshohet se i përket autorit të plagosjes në Tiranë

by editor

Një automjet është gjetur duke u djegur në zonën e Bërzhitës në Tiranë. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se dyshohet që ky automjet të jetë përdorur nga autori/ët e plagosjes së 35-vjeçarit Zamir Kalemi në zonën e Selitës.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe grupi hetimor.

Advertisements

Ndërsa në akse të ndryshme rrugore në Tiranë janë ngritur pika kontrolli.

Zamir Kalemi mbeti i plagosur me armë në këmbë në rrethrrotullimin e Selitës në kryeqytet. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

You may also like