Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit.
Advertisements
Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.
Advertisements
Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, që janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet se kujt.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale,për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.