Gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në Elbasan, ja dyshimet e para(Emri)

Një i 65-vjeçar u gjet i pajetë në apartamentin ku ai jetonte me qira prej disa vitesh në lagjen Partizani në qytetit të Elbasanit.

Advertisements

Policia dhe shërbimi zjarrfikës të njoftuar nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte pasi nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit.

Advertisements

I ndjeri sipas tyre është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do ti nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore.