“Gjesti më ka ngacmuar fort, Rozana…”/ Valbona ka dy fjalë për banorët e BBV 4, HABIT me komentin për Gertën

Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. E ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show.

Advertisements

Gjithashtu Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

Advertisements

Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bëri. Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër. Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit. Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

Rozana Radi është dinake e madhe.

Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi

Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

Danja barbie

Aldo skuth, është pak skuth

Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi.