Gjesti nuk është mirë në aspektin e shëndetit mendor? Gazetarja e njohur: Hedhja nga muri ishte…

Gazetarja e njohur, Juli Ristani, ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku komentoi situatat dhe dinamikat më të fundit në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP”.

Advertisements

Juli pati një koment edhe në lidhje me daljen e Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si dhe qëndrimin e Gjestit.

Advertisements

“Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prapë u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.

Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal. Riardhja e tij, aleanca me Rozanën, rrinin të dy pa u ndarë, Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e donte këtë gjë. Ngeli e braktisur”, tha gazetarja e njohur.