Gjesti përplaset me këngëtarin në BBV, Egli Tako e “ngushëllon”: Je shumë burrë i fortë! Përqafimi mes tyre, dyshja drejt një romance?

Dy banorët, Gjesti dhe G Bani, janë përplasur me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, pasi ky i fundit i ka përmendur këngëtarit nënën dhe motrën e tij.

Advertisements

“Mami apo motra e ka emrin Valbona,” iu drejtua G Bani Gjestit, gjatë debatit mes tyre, ndërsa këngëtari nuk reagoi edhe pse mes tyre kishte një kontakt fizik.

Advertisements

Pas kësaj situate, një nga banoret që iu gjet pranë Gjestit ishte Egli Tako, e cila “ngushëlloi”, duke e quajtur “një burrë të fortë”.

“Je shumë burrë i fortë, që nuk lejova të shkonte gjëja në një shembull që nuk duhej të kishte shkuar,” i tha Egli Gjestit.

“Faleminderit shumë, shyqyr që je”, i tha konkurrenti, duke i dhuruar dhe një përqafim.

Ndërkohë po spekulohet për një romancë të mundshme mes dy banorëve, pasi janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë gjatë një bisede mes tyre, Egli e pyeti banorin për shenjën e horoskopit dhe Gjesti iu përgjigj se ai është shenjë Demi, ndërkohë banorja reagoi e befasuar.

Ajo tregoi se është shenja e Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.

“Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë që mori vëmendjen, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti. “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

“Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

“Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

“Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

“Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

“Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

“Ti e ke me mua?”, tha Egli.

“Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, tha Gjesti.