Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Gjesti, është aktualisht një nga personazhet më të komentuar në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Advertisements
Ai u largua nga “BBVK” vetëm dy ditë më parë, por surprizoi të gjithë kur, pa kaluar as 24 orë, ai u fut në “Big Brother Albania”.
Advertisements
Ky kalim ka shkaktuar shumë diskutime mes atyre që e ndjekin dhe e duan.
Pasi doli nga “BBVK”, Gjestin e ndoqën rreth 160 mijë ndjekës në “Instagram”.
Megjithatë, ai ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në numrin e ndjekësve. Vetëm një ditë pas hyrjes së tij në “BBVA”, ai ka arritur një rekord duke shtuar 100 mijë ndjekës të rinj, duke e çuar numrin e tij të ndjekësve në 260 mijë.
Në një video që bëri bujë para hyrjes së tij në “Big Brother Albania”, Gjesti shprehej se ishte i lodhur, por se ende kishte “puls”, një shprehje që ka emocionuar shumë fansat e tij dhe ka shtuar interesin për personazhin e tij.