Gjesti shpërthen ndaj Eglit: “Më ke bërë me paranoja”

Një debat ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Advertisements

Gjestin e ka akuzuar Eglin se, që kur është rikthyer në shtëpi, ajo është vënë kundër tij. Egli ka kundërshtuar duke i thënë:

Advertisements

“Unë nuk po të bëj asgjë, je ti që po më provokosh. Ti vjen sërish për të më provokuar. Nuk mund të luash nëse nuk më lë mua rehat. Unë kam thënë që nuk e toleroj më këtë, sepse më puth, më përqafon, shtrihesh me mua, fle me mua, më prek dhe më pas thua se nuk të dua dhe nuk ndiej asgjë për ty. Më thua se më bezdis, kurse unë jam tërhequr dhe ti vjen pas meje”.

Në përgjigje, Gjestin ka përmendur disa statuset që Egli ka shpërndarë jashtë shtëpisë, të cilat ai i ka parë gjatë prime.

Pjesë nga debati:

Egli: Unë atij publiku kur ma kërkon me insistim i detyrohem një shpjegim se si jam, se dola nga këtu e shkatërruar.

Gjesti: Edhe me më nxjerrë mua poshtë.

Egli: Nuk të kam ulur poshtë, del jashtë dhe i shikon gjërat, përkundrazi. Ti je duke i prishur shumë punë vetes.

Gjesti: Duke shkruar kështu gjërash. Mos më trego mua nëse po i prish punë vetes.

Egli: Nuk kam shkruar asgjë të keqe. Unë kam thënë ato që thashë dje dhe kam thënë gjithë kohës në shtëpi. Del jashtë, i shikon gjërat dhe i kupton që me këto që po më akuzon, po i prish punë vetes në këto momente.

Gjesti: Unë po i prish punë vetes?

Egli: Po! Kam folur me shumë vlerësim, realitetin. Ajo që lexove ishte se kam marrë nga ky djalë puthje, ledhatime, prekje, fjalë të ëmbla, konfirmime nga një partner ose një partner në tentativë.

Gjesti: E ça të kam thënë unë? A të kam thënë që nuk kam ndjenja?

Egli: Pse bën ti ato veprime kur nuk ke ndjenja?

Gjesti: Më ka dashur shpirti

Egli: Ke përfituar? Ik, me tjetër kënd.

Gjesti: A ta ka dashur ty?

Egli: E ke bërë, shumë mirë, je kënaqur ti jam kënaqur unë, mbaroi

Gjesti: E tani me u çuar e me të akuzuar se më ke dashur? Me të thënë ty pse më ke puthur?

Egli: Të kam dashur

Gjesti: Nuk është dashur

Egli: Je i aftë të bësh çdo gjë për këtë lojë, turp, je duke më sulmuar, boll

Gjesti: Më ke lënduar, më ke lënduar zemrën. A e di se më ke shkatërruar, më ke bërë me paranoja.

Egli: 10 ditë ke fjetur gjumë prite të vija unë që të kërceje përpjetë sërish ti?

Gjesti: Unë për ty kam bërë çdo gjë të të largoj nge vetja. Më ke shkatërruar, ma ke shkatërruar zemrën.