Gjesti, njëri nga banorët më aktiv në shtëpi, shpreson që ta fitoj këtë format.
Advertisements
Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, ai kërkon ndihmën e Zotit, për të fituar këtë edicion të BBVA.
Advertisements
Banori thotë se ka kaluar shumë dhe se e meriton që të jetë fituesi. Ai përmend G Banin pas shuplakës që i dha në fytyrë e po ashtu edhe fjalët e të tjerëve, meqë ka pasur shumë situata në shtëpi.
Gjesti beson që do jetë ai që të fikë dritat e shtëpisë, siç ndodh edhe me fituesin.
O Allah ndihmom, ndihmoji mbretit me i ndal dritat mbreti edhe ecëm”, tha fillimisht ai.
Tutje shtoi: “Ndihmoj mbretit pash Zotin se ka luftuar për këtë vend sa dajakun e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë, se meritojnë këta”.
Tashmë kanë kaluar mbi 70 ditë që nga nisja e BBVA 4, kur Gjesti ndodhet në izolim prej më shumë se 130 ditë, edhe pas pjesëmarrjes në Big Brother të Kosovës