Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër majë të suksesit, duke shënuar një rekord të ri shikueshmërie në platformën YouTube.

Advertisements

Mbrëmja e djeshme e spektaklit ka regjistruar deri në 357 mijë shikues të njëkohshëm, një arritje që dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij edicioni.

Advertisements

Një faktor kyç për këtë sukses është Gjesti, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë, veçanërisht nga Kosova.

Prezenca e tij karizmatike dhe momentet e tij në shtëpi kanë bërë që programi të fitojë një valë të re adhuruesish dhe të shndërrohet në një fenomen të vërtetë mediatik.

Ashtu si Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 2, edhe Gjesti po tregon se si një konkurrent mund të bëhet qendra e vëmendjes dhe të krijojë një lidhje të fortë me publikun.