Gjetja e pakove me kokainë të fshehura në furgonin me targa angleze, dalin fotot e dy të arrestuarve dhe mjetit ku u zbulua droga

by editor

Këto janë fotot e dy të arrestuarve 38 vjeçarit, Arjan Doçi dhe 39-vjeçarit Mentor Çuni, që u vendosën në prangat e policisë pas gjetjes së 7 pakove me kanabis të fshehura në një furgon mallrash në Portin e Durrësit.

Advertisements

Në foto gjithashtu shihet edhe mjeti me targa angleza ku u gjet droga nga policia kufitare, që do të ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Britani.

Advertisements

Raportohet se mjeti është në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia kufitare në portin e Durresit ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Advertisements

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

You may also like