Berat Gjimshiti ka humbur grumbullimin me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Advertisements
Sipas raportimeve nga Italia, mbrojtësi ka pësuar një ndrydhje në këmbën e tij të djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për disa ditë.
Advertisements
Për fatin e mirë, analizat mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë frakturë dhe për këtë arsye dëmtimi duket i kalueshëm.
Megjithatë, Gjimshitit do i duhet pak kohë për tu rikuperuar dhe për këtë arsye nuk do të jetë në grumbullimin e Shqipërisë.
Advertisements
Mediat italiane bëjnë me dije se lojtari do të qëndrojë tek Atalanta, për të vazhduar fazën e rikuperimit, ndërsa pritet të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve.