Gjithçka zgjati vetëm 70 sekonda/ Detaje nga atentati ndaj Hamza Licit, makina u qëllua me breshëri plumbash për 150 metra

by editor

70 sekonda kanë mjaftuar që tre persona të humbin jetën dhe një tjetër të përfundojë në spital.

Advertisements

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, deri te plumbat e fundit, është rreth 150 metra.

Autorët janë futur paralel me makinën ku ndodhej shënjestra dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

Advertisements

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Kujtojmë se si pasojë e atentatit të djeshëm humbi jetën shënjestra, Hamza Lici vëllai i Ibrahim Licit, Arlidn Bushati i cili ishte më të në makinë në momentin e atentatit (ndërroi jetë në spital) dhe një qytetare, Flutura Basha, e cila po udhëtonte pranë vendngjarjes me bashkëshortin me një motor.

You may also like