GJKKO dënon ish-oficeren e OPGJ, u denoncua në Fiks Fare për marrje ryshfeti nga e moshuara

by editor

GJKKO ka dënuar me katër vite shërbim prove ish-oficeren e OPGJ Anila Dusha, me akuzën për marrje ryshfeti ndaj një të moshuare, rast i denoncuar në Fiks Fare disa muaj më parë.Pas shqyrtimit të dosjes së paraqitur nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e vendosi dënimin me 4 vite shërbim prove si dhe ndalimin për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Advertisements

Procedimi ndaj Dushkut nisi pas denoncimit të rastit nga emisioni Fiks Fare në Top Channel, ku gazetarët investigativë mundën të zbardhin të gjithë rastin ku Oficerja Anila Dushku, i mori ryshfet 1 mijë euro 68-vjeçares Hava Lloga, e cila para disa vitesh u procedua dhe u dënua për ndërtim pa leje, për shkak se ndërtoi një banesë për vete dhe djalin në fshatin Qendër Librazhd me premtimin se do i mbyllte çështjen.

Advertisements

Nga të dhënat konkrete të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal, SPAK doli në përfundimet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë oficerja ajo që ka pasur një rol aktiv të kundërligjshëm në bisedat me të moshuarën duke i udhëzuar vendin dhe datën e takimit si dhe dorëzimin e shumës së parave.

You may also like