Gjobiti turisten dhe më pas i kërkoi shoqëri në Instagram, e pëson keq polici

by editor

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Lezhë mes një polici dhe një turisteje.

Advertisements

Polici me iniciale R. Xh. ka gjobitur turiste për shkelje dhe më pas i ka kërkuar shoqëri në Instagram.

Advertisements

Nga ky veprim polici është nën hetim disiplinor.

“Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.” thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO KETU

You may also like