Gjokutaj: Berisha, së shpejti midis nesh

by editor

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar sot se së shpejti lideri do t’u bashkohet mbështetësve të tyre.

Gjokutaj garamton se do të fitojë çështjen.

Advertisements

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështjen do ta fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.

Kujtojmë se prej ditësh qytetarë dhe eksponentë të PD-së kanë protestuar dhe treguar mbështetjen për liderin e tyre, duke qëndruar para banesës së tij.

Advertisements

Nga ana tjetër Berisha edhe pse në arrest shtëpie ka komunikuar me ta, duke treguar se beteja pa kthim do të vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë.

You may also like