Gjykata e Fierit dënon me 1.3 vite burg të dashurën e Nuredin Dumanit, Mirjete Hajdinaj

by editor

Gjykakta e Fierit ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim Mirjete Hajdinaj, të dashurën e Nuredin Dumanit, e cila në muajin Mars 2022, u arrestua nga policia në Fier, së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhën.

Advertisements

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, shtetësja nga Gjilani i Kosovës Hajdinaj, është dënuar përfundimisht me 10 muaj burgim.

Advertisements

Por ky dënim me burg është pezulluar, duke bërë që gjykata të vendosë vuajtjen e dënimit në shërbim prove për një periudhë 20 mujore, duke detyruar të dënuarën të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale.

“Ora News”, ka mësuar se Hajdinaj është deklaruar fajtore për njërën nga dy akuzat e ngritura nga prokurori Genci Mane, atë të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”. Kurse për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” çështja është puzhuar.

Vendimi për dënimin e Mirjete Hajdinaj, është marë pak ditë më parë nga gjyqtarja e Fierit Ersida Bejgora, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorit Genci Mane, duke deklaruar fajtore dhe dënuar fillimisht me 1 vit e 3 muaj burgim të shtetases kosovare Hajdinaj, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, rezultoi se Mirjete Hajdinaj, është personi që ka marë nga Nuredin Dumani një automatik kallashnikov dhe e ka fshehur poshtë krevatit, në banesën ku qëndronin në Fier, Nuredin Dumani, Henrin Hoxhaj dhe Mirjete Hajdinaj.

Arma që më pas është sekuestruar dhe nga policia, armëe cila u bë shkak për dënimin e Mirjete Hajdinaj nga gjykata e Fierit.

Mirjete Hajdinaj, kohët e fundit u kthye në qëndër të vëmëndjes për shkak të konfliktit që pati me dy motrat Nikolli nga Lezha, të cilat hodhën një seri akuash në aplikacionin Tik-Tok kundër Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij, Mirjete Hajdinaj.

Ndërkohë, në gjykatën e Fierit janë në proces gjykimi 4 mjekët që vizituan dhe mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, kur ishte i plagosur.

Mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shkuan në banesën e të plagosurit dhe i dhanë ndihmën e parë.

Pasi ishin larguar nga banesa, asnjë prej tyre nuk e njoftoi Policinë, për personin që kishin kururar.

You may also like