Gjykata mbyll në burg “ndërmjetësen” shqiptare që ndihmoi qindra emigrantë të hynin ilegalisht në Britani

by editor

Një vajzë shqiptare është dënuar me 7 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe për rolin e saj në trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt vendit.

Advertisements

Ujeza Kurmekaj, e njohur si “ndërmjetësja”, u arrestua në Banbury në Oxfordshire, në tetor të vitit të kaluar.

Advertisements

32-vjeçarja ishte pjesë e një rrjeti që trafikonin drejt Britanisë jo vetëm shtetas shqiptarë, por edhe emigrantë nga vende si Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.

“NCA”-ja britanike i gjeti në telefon qindra mesazhe ku orientonte emigrantët ilegalë ku të shkonin, ku të paguanin paratë dhe vendin ku duhet të niseshin me varka përmes Kanalit francez.

Andy MacGill, oficer i lartë hetues i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Ujeza Kurmekaj luajti një rol të madh si ndërmjetës, duke lidhur emigrantët me kontrabandistët e njerëzve që mund t’i transportonin në udhëtime të rrezikshme përtej Kanalit. Për këtë ajo do të azhornonte pagesat prej qindra eurosh për person”.

“Kurmekaj kishte pak interes për sigurinë e njerëzve për të cilët po rregullonte kalimet, vetëm se ajo dhe punëdhënësit e saj merrnin pagesa. Përçarja dhe çmontimi i grupeve të krimit të organizuar përgjegjës për kontrabandën e njerëzve është një prioritet për NCA dhe ne do të vazhdojmë të synojmë shkelësit e përfshirë në çdo hap të udhëtimit”, deklaroi ai në Gjykatë.

You may also like