Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, gjykata merr vendimin për edukatoren

by editor

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në kryeqytet.

Advertisements

Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

Advertisements

Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Shoqëri civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar para kopshtit dhe para Ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje, që të tilla raste dhune të ndëshkohen maksimalisht.

You may also like