Gjykatësi ‘humbet qetësinë’ ndaj gruas me mbi 200 akuza mashtrimi në Britani

by editor

Një nënë e tre fëmijëve që kishte mashtruar dhjetra njerëz në një shumë totale prej më shumë se 100,000 paundë, është quajtur sot nga gjykatës britanik “moralisht e falimentuar” teksa u dënua sërish me burgim.

37 vjeçarja Charmaine McAllister, ishte hequr si oficere policie, ushtarake apo dhe punonjëse banke në skemat e saj të mashtrimit, ndërsa më së fundmi ishte maskuar si drjetore e rrjetit të revistave ‘Horse and Hound’ për të zhvatur para nga njerëzit.

Advertisements

Më pas me paratë e punës së saj manipuluese, gruaja blente makina të shtrenjta, rroba luksi produkte bukurie dhe pushime në hotele të rehatshme.

Gjykatësi Steven Everett i tha McAllister se “je një person i përçmueshëm” pasi u dëgjua në sallë se kishte akumuluar rreth 220 shkelje të tilla në 21 vitet e fundit.

Advertisements

Duke u hequr sikur punonte për rrjetin Horse and Hound, McAllister arriti të gënjejë reklamuesit e kompanisë t’i jepnin detajet e llogarisë bankare në telefon.

Ajo më pas kihste shpenzuar 6,500 paundë për një makinë Hyundai të cilën e kishte shitur më pas për 4,000 paundë para në dorë.

Advertisements

Më tej mashtruesja bleu një makinë BMW për 2,895 paundë me një tjetër kartë të vjedhur, por për fat viktimat u rimbursuan pas zbulimit të mashtrimit.

McAllister, nga Lincolnshire, e cila përdorte dhe emrin Charmaine Rowan dhe 15 identitete të tjera, u burgos për 15 muaj pasi pranoi 10 akuza mashtrimi e vjedhjeje, shkruan e perditshmja Metro.co.uk.

Ajo ishte burgosur disa herë prej vitit 2008 dhe ka dalë në gjyq më shumë se 30 herë.

You may also like