Reperi i njohur Fero ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të papritur në qëndrimet e tij. Pavarësisht se më herët kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika për arsye fetare, ai ka publikuar dje disa pjesë të projektit të tij më të ri muzikor.
Advertisements
Nga tekstet e zbuluara, kënga duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli dhe çështjeve ligjore që ata po kalojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre. Një nga vargjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është: “Se kam pa qikën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes”.
Advertisements
Kjo linjë lidhet drejtpërdrejt me faktin se motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është avokatja e Arbenitës në procesin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës. Ky rikthim vjen pas një periudhe kur Fero ishte shprehur publikisht se kishte braktisur muzikën për shkak të bindjeve fetare. Në një intervistë të mëparshme, ai kishte thënë: “Në Islam hyhet komplet dhe kjo fe nuk e pranon muzikën”.
Madje, atë kohë ai pati shprehur dëshirën që edhe Gold AG të largohej nga muzika për të ndjekur të njëjtin rrugëtim. Por duket se problemet financiare kanë bërë që Fero t’i rikthehet muzikës. Pas shpenzimeve që ka pasur me gjyqet për kujdestarinë e vajzës, por edhe shpenzime që jeta si personazh i famshëm i kërkon, Fero duket se i gjendur në një situatë të vështirë ekonomike, ka vendosur t’i rikthehet këndimit. Fero, i dha fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë.
Lajmi për martesën e dha vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar” me modelen Nita Bajrami. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.
Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë. Pas divorcit reperi publikoi foto të ishpartneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.
“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.
Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.