Gjyshja dhe nipi sherr me çiftin, 24-vjeçari thyen xhamat e makinës, e moshuara i godet të resë

by editor

Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasve E.Xh, 24 vjeç dhe B.Xh, 62 vjeçe (gjyshja).

Gjyshja dhe nipi janë përfshirë në një konflikt me një çift. 24-vjeçari ka thyer xhamin e automjetit të çiftit dhe ka goditur në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A.A.

“E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A”, njofton policia.

You may also like