Godet me grusht policin, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka raportuar disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Advertisements

Blutë e kryeqytetit arrestuan shtetasin R. B., 23 vjeç, pasi ai ka goditur me grushte një punonjës të policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij.

Advertisements

Ky incident ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe po mbahet në burg për veprën penale të “Sulmit ndaj punonjësit të policisë”.

Ndërkohë në një rast tjetër, në kërkim është shpallur një 42-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim dhe vjedhje. Sipas denoncimit të një taksisti, shtetasi A. Q. gjatë një udhëtimi në taksi i ka marrë një shumë parash me anë të mashtrimit dhe i ka vjedhur gjithashtu xhiron ditore. Policia po punon për kapjen e 42-vjeçarit dhe përzbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre u dërguan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.