Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Cakran, Fier, ku një konflikt mes disa shtetasve ka përfunduar me dhunë fizike.
Advertisements
Rreth orës 22:30, shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, dy autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Advertisements
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tyre në komisariat.
I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.