Një organizatë kriminale është goditur nga autoritetet spanjolle, duke vënë në pranga një grup shqiptarësh të cilët merreshin me grabitjeve në banesa, biznese dhe vila në disa rajone të vendit. Aksioni, i koduar “Bizantia”, u zhvillua pothuajse paralelisht me operacionin kundër një karteli të kokainës nga Amerika e Jugut për në Pontevedra, ku u kapën 1,1 ton drogë.
Advertisements
Gjashtë shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të bandës së njohur si “skifterët”, u arrestuan në Pontevedra, Vigo dhe Vilanovë. Hetimet kishin filluar që në vitin 2023 dhe aksioni mori jetë në fillim të muajit janar 2025. Shkaku i operacionit ishte numri i madh i ankesave të qytetarëve në rajonin e Galicisë. Grabitjet ishin kryer jo vetëm në rajone të ndryshme të Spanjës, por edhe në Madrid, La Coruna dhe madje deri në Paris.
Advertisements
Banda operonte gjithashtu në Itali dhe Francë, ku kryente grabitje makinash, duke vendosur targa false dhe duke ndarë role në aktivitetin e tyre kriminal. Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar deri tani ka arritur në 300 mijë euro, kryesisht nga vjedhja e bizhuterive, parave cash dhe sendeve të tjera me vlerë.
Dy “kapot” e grupit u kapën në Paris dhe janë në pritje të ekstradimit në Spanjë, ku gjykata ka caktuar masat e arrestit për të gjashtë personat e arrestuar. Po ashtu, ka urdhër-arreste edhe për persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit të grabitjeve. Operacioni u shtri në qytete të tjera si Leon, Barcelonë dhe Toledo, që janë shënjestra të preferuara për bandën, për shkak të popullsisë me të ardhura të larta.
Përveç kësaj, hetuesit kanë zbuluar se anëtarët e grupit ishin të stërvitur dhe përdornin taktika ushtarake si dhe me role të qarta, ku dikush merrej me vjedhjen, dikush me fashjen e dikush me shitjen e mallrave. Fitimet e grupit mësohet se pas shitjeve dërgoheshin në Shqipëri dhe pastroheshin përmes skemave të ndryshme financiare.