Goditet me grusht arbitri në Turqi/ Federata turke pezullon të gjitha ndeshjet

by editor

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet pas sulmit ndaj arbitrit të sfidës Ankaragucu-Rizespor në stadiumin Eryaman, duke quajtur një turp.

Presidenti i skuadrës turke Ankaragucu, Faruk Koca goditi arbitrin e sfidës, Halil Umut Meler në fund të ndeshjes. Meler i tha policisë se u kërcënua me jetë. Pas këtij akti u arrestua presidenti i Ankaragucu dhe dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Klubi i kryeqytetit turk kërkoi ndjesë për incidentitn e ndodhur në stadiumin e tyre. Arbitri Halil Umut Meler, i cili mban edhe stemën e FIFA-s u vizitua nga Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya në spital.

Ai e ndihmoi të fliste në telefon me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Erdogan pas kësaj ngjarje deklaroi se nuk do të lejojnë dhunë në sportin turk.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e quajti të papranueshme dhe që nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë. Faruk Koca reagoi ashpër te kryesori i sfidës që përfundoi në barazim 1 – 1. Arbitri u dhunua edhe pasi u rrëzua në fushë nga persona të tjerë.

Advertisements

You may also like