Goditi deputetin e PS-së në Kuvend, reagon Bledion Nallbati

by editor

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend nisi dhe përfundoi me tensione, ku deputetët e Foltores, të grupimit Berisha-Bardhi shkaktuan kaos, por pati edhe përplasje fizike.

Advertisements

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati goditi deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën nga vendi i tij.

Advertisements

Edhe pas përfundimit të seancës, Nallbati dhe Sinaj u konfliktuan sërish, por u ndanë nga deputetët që gjendeshin aty.

Megjithatë, duket se Nallbati nuk pati shenjë pendese, kur u pyet, nëse është distancuar nga dhuna.

“Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigja e Nallbatit për gazetaren Esiona Konomi.

You may also like