Një 53-vjeçar me inicialet T. V., në Librazhd, është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte për motive të dobëta.
Advertisements
Po ashtu, një 37-vjeçar me inicialet S. M., banues në Elbasan, është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Advertisements
Ndërsa 32-vjeçari me inicialet K. M., banues në fshatin Shushicë, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.