Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi në doganën e Morinës, ka goditur me grushte punonjësin e doganës, për për të shmangur kontrollet në automjetin e tij. Në automjetin e 58-vjeçarit të identifikuar si Azem Kovaçi, policia bën me dije se u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.
Advertisements
Njoftimi:
Advertisements
Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme