Goditi me thikë 30-vjeçaren për arsye xhelozie, dënohet me 6 vite burg shqiptarja në Greqi

by editor

Një 27-vjeçare është dënuar me 6 vite burg në total nga Gjykata e Selanikut, pasi ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 30-vjeçare për motive xhelozie.

Advertisements

Gjyqtarët e shpallën fajtore për lëndim të rëndë trupor si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur gushtin e kaluar, në Pylaia të Selanikut, ku e pandehura 27-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, ka ndjekur bashkëkombasen e saj 30-vjeçare dhe e ka goditur tre herë me thikë, dy herë në bark dhe një herë në shpatullën e majtë.

Pacientja u dërgua në spital, ndërsa autorja u dorëzua në polici.

Sipas aktakuzës, shkak i episodit të përgjakshëm dyshohet se ka qenë lidhja jashtëmartesore që, siç pretendonte e pandehura, bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të saj të mitur ka pasur me 30-vjeçaren.

“Unë thjesht doja ta ngacmoja atë. Nuk kisha ndërmend ta lëndoja. U çmenda kur ajo tha se donte të merrte fëmijët dhe burrin tim. Thikën e mora vetëm për t’ia treguar, jo për ta goditur”, tha 27-vjeçarja në kërkim të faljes duke i kërkuar falje viktimës./albeu.com

You may also like