Goditi me thikë djalin e tij 19-vjeçar, arrestohet babai

by editor

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Fushë-Arrëzit, pas një konflikti për motive të dobëta me babain e tij.

Mësohet se e riu, Oltion Mardodaj është transportuar në spitalin e Pukës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në polici është shoqëruar babai, Anton Mardodaj.

‘Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’ njofton policia.

You may also like