Goditi për vdekje 28-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës dhe dëmtoi 3 të tjerë, ja kush është 70-vjeçari i arrestuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Advertisements

Sipas Policisë, viktima është 28-vjeçari Gëzim Muçaj, ndërsa të plagosurit janë Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doçi.

Advertisements

Ngjarja ndodhi kur Muçaj, duke drejtuar automjetin e tij, humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen. Pas aksidentit, ai dhe pasagjerët dolën nga makina për të inspektuar dëmet, por u goditën nga një tjetër automjet me drejtues 70-vjeçarin Ismail Laçe, i cili tashmë është arrestuar.

Si pasojë e përplasjes, Muçaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerët u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.