Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje lidhur me mënyrën sesi funksiononte grupi i strukturuar kriminal, ku u lëshuan 21 masa sigurie, për persona të botës së krimit, një gjyqtare dhe dy gazetarë.
Advertisements
SI FUNKSIONONTE RRJETI I TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË KOKAINËS
Advertisements
Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.
Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.
Advertisements
KU INVESTOHESHIN PARATË E KRIMI
Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
Në blerjen e lëndës narkotike
Në gjendje cash-i në Shqipëri
Në biznese në dukje të rregullt
Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit