Goditja e rasteve të pros*itucionit, avokati i njohur plas deklaratën e bujshme: Tirana është kthyer në “Tajlandë të vogël”, turizmi sek*ual më shumë shfrytëzohet nga…

by editor

Goditja e rasteve të prostitucionit në Shqipëri janë të shumta, ku tashmë mënyrat e ofrimit të tyre janë që nga qendrat e masazhit, eskortat apo edhe të vajzat e huaja që vijnë në vendin tonë për të ushtruar prostitucionin. Rasti më i fundit ishte në Durrës, ku 4 shtetase nga Amerika Latine janë arrestuar për ushtrim prostitucioni.

Advertisements

Për avokatin Kujtim Cakrani kjo është kthyer në një fenomen të përhapur në Shqipëri, ku sipas tij Tirana është kthyer në “një Tajlandë të vogël” mes Evropës ku të huajt e shfrytëzojnë për turizëm seksual.

Advertisements

Cakrani në një studio televizive tha se Tirana është kthyer në një oaz të shfrytëzimit të prostitucionit që nga qendrat e masazhit deri tek hotelet luksoze që përdorin eskorta.

“Prostitucioni është kthyer në një problem mbi të gjitha në Tiranë. Shqipëria është kthyer në një turizëm seksual ku mund ta krahasojmë më një Tajlandë të vogël në mes të Evropës. Nëse të huajt më parë shkonin në Bangkok për turizëm seksual tani vijnë në Tiranë. Kam prova për këtë. Tirana është kthyer në një oaz prostitucioni, kjo bëhet me forma të ndryshme përmes qendrave të masazhit, në hotelet luksoze që ofrojnë eskorta për të huajt që vijnë në Shqipëri. Kjo diskutohet kudo në publik tashmë. Tirana është kthyer në një qendër për të gjithë ata që duan shërbime seksual”, tha avokati.

Avokati tha se vajzat e huaja që ushtrojnë prostitucion vijnë në Tiranë, pikërisht se e dinë që këtu do të gjejnë klientë dhe para. Ky prostitucion bëhet me dijeninë e policisë, tha Cakrani, pasi ata marrin përqindjen e tyre.

“Përveç vajzave nga Moldavia sot kemi edhe shumë kolumbiane, ku rasti i fundit ishte në Durrës. Për aq kohë sa vijnë këtu do të thotë që kanë klientë dhe lekë dhe e dinë që kjo ndodh në Tiranë. Kontrollin bënë polica, por ata janë të lidhur me këtë prostitucion dhe marrin pagesat e tyre. Shqipëria është vend i vogël dhe evidentohet lehtë se ku janë vatrat e prostitucionit”, tha Cakrani.

You may also like