Goditje e krimit në qytetin e Durrësit, gazetarja Lala bën paralajmërimin e fortë: Sot priten arrestime të bujshme

by editor

Arrestime të bujshme pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme. Lajmi u bë me dije nga gazetarja Klodiana Lala teksa ishte e ftuar në një emision televiziv.

Advertisements

Lala u shpreh se shumë shpejt do të ndodhin goditje të fortë në qytetin e Durrësit. Po ashtu, gazetarja paralajmëroi arrestime edhe nga radhët e politikës dhe drejtësisë.

Advertisements

“Unë personalisht sot pres disa goditje në Durrës. Besoj do ketë së shpejti dhe janë emra të njohur, shumë të rëndësishëm dhe pres goditje në radhët e politikës, por hyjnë në sferën e korrupsionit kryesisht. Kam dyshime të forta se do ketë goditje edhe në fushën e drejtësisë.

Testi i SPAK është politika”, deklaroi Lala.

Gazetarja ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të kronikës gjatë kësaj vere, duke u ndalur te një sërë arrestimesh të bujshme.

You may also like