Goditjet e SPAK / Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kush s’ia ka mbathur jashtë shtetit, do përfundojë te vendi!

by editor

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka thënë se drejtësia e re do të godasë duke i dhënë fund të privilegjuarve, të gjithë personazhet e botës së krimit në Shqipëri.

Advertisements

Nga Fieri ku po zhvillon një takim me mbështetësit socialistë, Rama tha se të gjithë ata që nuk “ia kanë mbathur jashtë shtetit nga frika”, do të përfundojnë në burg, si ata që ndodhen aktualisht pas hekurave dhe shërbejnë si “provë e gjallë” për fundin e epokës së të paprekshmëve.

Advertisements

“Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta, është vetëm fillimi i fundit. Domethënë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do të shuhen. Dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe do të kenë kurajën të rrijnë në Shqipëri, se një pjesë ia kanë mbathur, do të përfundojnë aty ku kanë shkuar ata që janë provat e para të gjalla, se s’ka asnjë kompromis me krimin. Këtë luftë do ta fitojë shteti, normalisht nuk ka shtet pa krim dhe krim të organizuar, por ama, një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale me botën e krimit të organizuar do të mbyllet. Nëse krimit të organizuar dhe krimi i organizuar si bota e nëndheshme, ata do të kenë bishtat e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe! Mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta me krimin e organizuar do të bëhet në nëntokë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë, Rama preku, përveç krimit të organizuar, edhe luftën ndaj korrupsionit. Ai iu përgjigj akuzave për kapjen e SPAK-ut, duke thënë se SPAK nuk është as drejtësi e SHBA-së, e as e kapur prej tij, por është drejtësia e re e Shqipërisë e propozuar prej Partisë Socialiste që në vitin 2009.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit nuk dua të them të njëjtat gjëra. Këtu ka dy pozicione, drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një SPAK që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta. Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, që për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryezat ku është diskutuar çështja e drejtësisë së re. Dhe më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po vazhdojmë të bëjmë, e kemi nisur jo kur unë, por shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS në 2008. Në 2009 nuk arritëm dot të marrim fitoren, na bëri mirë ajo se pastaj u mësuam që të fitojmë dhe vetëm të fitojmë. Dhe pastaj ne kemi shkruar programin për një rilindje shqiptare, dhe e kemi në program”, deklaroi Rama.

You may also like