Goli i parë në Serinë A e fut në histori, futbollisti shqiptar i Frozinones bëhet i pari që…

by editor

Frozinone i është kthyer dje fitoreve në Serinë A falë paraqitjes së shqiptarëve të sulmit të këtij ekipi, pasi Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç kanë qenë ata të cilët shënuan golat e suksesit 2-1 ndaj Empolit.

Advertisements

Për 17-vjeçarin Ibrahimoviç, ky gol në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serinë A, ku dha edhe asistin për rrjetën e tundur nga Çuni, ishte një shfaqje e aftësive të tij, që e vendosi menjëherë në historinë e kampionatit të elitës në Itali. Djaloshi shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, u bë dje futbollisti i parë i datëlindjes 2005 që tund rrjetën në Serinë A.

Advertisements

Në vijim është një listë me futbollistë të cilët kanë qenë të parët për vitin e lindjes të tyre që kanë shënuar në Serinë A:

1993: Khuma Babakar

1994: Marko Vitiljo

1995: Alesio Romanjoli

1996: Hose Mauri

1997: Umar Sadik

1998: Manuel Lokateli

1999: Enriko Brinjola

2000: Moise Ken

2001: Pietro Pelegri

2002: Amad Traore (Diallo)

2003: Feliks Afena-Gian

2004: Luka Romero

2005: Arijon Ibrahimoviç

Sulmuesi është dhënë në huazim me të drejtë blerje nga Bajern Mynih, i cili gjithsesi ka vendosur një kundërklauzolë riblerje nëse nuk dëshiron që të lërë futbollistin shqiptar në radhët e klubit italian.

You may also like