Imazhi që u shfaq sot në sytë e banorëve ishte surreal
Advertisements
Një grabitje e pazakontë me eskavator është regjistruar në një provincë të Foxhias në Itali. Pre e grabitjes ka rënë një zyrë postare në San Marco në Lamis, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, teksa grabitësit kanë përdorur mjetin e ndërtimit për të shkulur bankomatin e postës.
Advertisements
Dyshohet se kanë qenë pesë persona të përfshirë në grabitje, teksa kanë marrë kasafortën në të cilën ndodheshin 325 mijë euro. Mediat vendase raportojnë se e njëjta bandë grabitësish, i kishte vënë zjarrin edhe tre makinave përgjatë rrugës shtetërore 272, që lidh San Marco në Lamis me San Giovanni Rotondo, për të parandaluar mbërritjen e policisë.
Imazhi që u shfaq sot në sytë e banorëve ishte surreal: eskavatori i vendosur në qendër të Piazza Europa, pjesë e zyrës postare të gërmuar dhe padyshim, tashmë e papërdorshme.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme. Dëmi është i madh. Posta, e vetmja e pranishme në qytet, mund të mbetet e papërdorshme për muaj të tërë. Sot ishte dita e grumbullimit. të pensioneve. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për popullatën e moshuar.” – tha për Ansa kryebashkiaku i San Marco në Lamis, Michele Merla.
Policia ka nisur hetimet, teksa po kontrollojnë kamerat e sigurisë së zyrës postare dhe zonës përreth.po heton.