Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

by editor

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën për grabitjen e 5.4 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019.

Advertisements

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi dënimin me 19 vite burg për vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal.

Advertisements

Çela rezulton i shpallur në kërkim edhe për disa ngjarje të rënda kriminale dhe emri i tij është zbuluar nga dëshmia e bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.

You may also like