“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të vërtetën”, Spartak Ngjela trazon rrjetin me deklaratën e tij

by editor

Avokati Spartak Ngjela në një emision televizive tha se gjuha shqipe është ndër më të rëndësishmet në Ballkan. Ngjela theksoi se tashmë që gjuha shqipe po studiohet dhe po del e vërteta e saj, kjo po sjell tension në Greqi. Avokati u shpreh se është gjuha shqipe ajo që shpjegon greqishten dhe jo anasjelltas.

Advertisements

Sakaq ai shton se përkthyesi i Iliadës, Gjon Shllaku i ka treguar atij se Iliada është përkthyer nga shqipja në shqip por kjo e vërtetë është mbajtur e fshehtë.

Advertisements

“Pse mendoni se ka kaq shumë tension në Greqi, Beograd dhe Moskë? Sepse po zë vend shumë të rëndësishëm gjuha shqipe. Greqishtja e vjetër nuk ekziston. Është gjuha shqipe ajo që e shpjegon greqishten.

Greqishtja e re është greqishtja e Bizantit, jo e Sokratit.

Advertisements

Aristidh Kola ka nxjerrë 1800 fjalë nga Iliada, por janë më shumë se kaq. Unë kam qenë në institutin e historisë, ku kam pasur një takim me përkthyesin e Iliadës, Gjon Shllakun. Më tregoi se ruhej se mos e vrisnin, por duhet të dini se nuk ruhej nga regjimi. Vërtet ishim në komunizëm por për të nuk ishte ky problemi.

Shllaku më tha që varianti i parë i Iliadës, është gegërisht. Më pas është kthyer në gjuhën zyrtare. Ai më tregoi se Iliadën e ka përkthyer nga shqipja në shqip. Po kjo nuk mund të thuhej asokohe, se atij i rrezikohej jeta. Të thuash që kam përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip, të vrisnin. Pse pak kanë vrarë ata?

Tani grekëve po u del kjo gënjeshtër shekullore. Por shqiptarët tani po kërkojnë të vërtetën ndaj në katedra po studiohet gjithnjë e më shumë gjuha shqipe. Ne nuk kemi asnjë ambicie për të pushtuar Ballkanin, duam vetëm të vërtetën”, tha avokat Ngjela.

You may also like