Autoritetet greke kanë këshilluar njerëzit në ishullin Santorini në detin Egje që të mbyllin shkollat të hënën, të shmangin dy porte të vogla dhe të evitojnë grumbullimet në hapësirat e brendshme, pas rritjes së aktivitetit sizmik në zonë gjatë ditëve të fundit.
Advertisements
Një seri lëkundjesh deri në magnitudë 4.3 u regjistruan të premten dhe të shtunën në zonën midis ishullit vullkanik të Santorinit dhe Amorgos, sipas ministrisë së Mbrojtjes civile në një deklaratë të shtunën pasdite, raporton Reuters.
Advertisements
Ministria ka thënë se aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik ej, por ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që të mos hynin ose të qëndronin në portin e vogël të Ammoudi dhe portin e Fira, e cila shërben kryesisht për anijet turistike.
Tërmete me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë goditën zonën të dielën në mëngjes, sipas institutit gjeodinamik të Athinës, pa shkaktuar dëme. Greqia tronditet shpesh nga tërmetet, ndërsa vetë ishulli Santorini, që është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, është krijuar nga një shpërthim vullkanik para 3600 vitesh. Shpërthimi i fundit vullkanik në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1950.