Greqia merr vendime të ashpra për zjarrvënësit/ Gjoba të rënda dhe burg për shkaktarët

by editor

Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.

Advertisements

Kryeministri, Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.

Advertisements

“Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre në javë. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektarë pyje”, tha Mitsotakis.

Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike.

Advertisements

Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.

You may also like