Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Blendi Gonxhja, gjatë një interviste televizive, ka ngritur shqetësime në lidhje me procesin e votimit të diasporës, duke veçuar Greqinë si vendin ku janë hasur më shumë probleme. Ai u shpreh se megjithëse kontrata për shpërndarjen e pakove zgjedhore është lidhur me kompaninë DHL, sistemi postar në Greqi nuk ka funksionuar siç pritej.
Advertisements
“Greqia na ka surprizuar për keq në kuptimin e funksionimit të sistemit postar, edhe pse kontrata ka qenë me DHL. Jemi pa fjalë për sa i përket këtij shërbimi.”, deklaroi Gonxhja.
Advertisements
Ai theksoi gjithashtu se shumë emigrantë nuk kanë marrë pakot në adresat e deklaruara dhe po detyrohen të shkojnë vetë në pikat postare për të përmbushur të drejtën e votës. Sipas tij, ka rifilluar procesi i dërgimit të pakove dhe situata po përmirësohet, por vonesat dhe problemet e hasura janë shqetësuese, veçanërisht në një shtet si Greqia, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve shqiptarë votues.
“Do jetë një votë që na ka gjykuar në distancë”, shtoi ai, duke e konsideruar situatën një test për angazhimin e institucioneve dhe për besueshmërinë e procesit zgjedhor jashtë vendit.