Dy tërmete të tjera, me magnitudë 4.7 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter, me një distancë prej pak minutash, kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Santorinit në Greqi, ndërsa është ngritur alarmi për një goditje edhe më të fortë.
Advertisements
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter ka ndodhur në SSE të Arkesinit, Amorgos, në një thellësi prej 14.9 km.
Advertisements
E dyta nga lëkundjet e fundit me magnitudë 4.5 Rihter, raportohet se ndodhi në të njëjtën zonë me një thellësi prej 13 km.
Ndërkohë, autoritetet në Greqi kanë marrë masat dhe kanë paralajmëruar banorët e ishullit të Santorinit të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të mos qëndrojnë në banesa të vjetra dhe të mos tregojnë panik në rast të lëkundjeve sizmike.
Ky mobilizim vjen, pasi në këtë ishull në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 lëkundje sizmike, duke shkaktuar panik te qytetarët, autoritetet dhe shkencëtarët.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë kryesisht nga zona e Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, fakt që ngre shqetësime.
Një nga masat e rëndësishme të rekomanduara nga ekspertët është evakuimi. Bashkia e Santorinit ka vendosur çadra në ambiente të hapura të ishullit për të gjithë qytetarët.