Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, i ka dërguar një mesazh Shqipërisë që të respektojë acquis evropiane gjatë procesit të anëtarësimit të saj në BE.
Advertisements
Dendias, në deklaratën e tij pas përfundimit të paradës në 111-vjetorit të çlirimit të Janinës, pasi theksoi se “Greqia është një vend i vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, vazhdoi duke paralajmëruar Shqipërinë, në lidhje me integrimi9n në Bashkimin Europian.
Advertisements
“Unë jam duke iu referuar edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane.”- tha ai.
Greqia ka kërcënuar dhe më herët se do pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse Fredi Beleri nuk lejohet të betohet si kryebahskiak i Himarës.