Gripi po shfaqet me disa komplikacione më të rënda dhe nuk duhet neglizhuar pasi mund të ketë pasoja fatale, theksojnë mjekët.
Advertisements
Ecuria e gripit shpesh është e paparashikueshme, edhe për individët që nuk kanë sëmundje shoqëruese.
Advertisements
Sipas të dhënave, mbi 23 mijë persona në javë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të gripit dhe virozave stinore.
Megjithatë, shumë të infektuar nuk paraqiten tek mjeku dhe nuk e marrin seriozisht sëmundjen.
Mjekët e familjes këshillojnë që asnjë simptomë nuk duhet neglizhuar.
Ata theksojnë se gripi mund të përfshijë jo vetëm rrugët e sipërme respiratore, por edhe të shkaktojë komplikacione serioze, si faringit, sinozite, dhe ndonjëherë mund të prekë trurin, zemrën, dhe membranat e zemrës, duke sjellë një situatë të paparashikueshme.
Sipas mjekes Bruna Shiroka, edhe individët pa sëmundje shoqëruese mund të përjetojnë ecuri të papritur të gripit. Ajo pohon se ndërkohë që të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të vaksinuar zakonisht nuk zhvillojnë forma të rënda të gripit, kjo është më e dukshme te individët e tjerë të popullatës, të cilët shpesh shfaqin shenja më të rënda dhe me komplikacione.
“Po shohim raste të pensionistëve dhe pacientëve me sëmundje kronike që shfaqen me shenja të lehta deri në intensitet mesatar, në krahasim me pjesën tjetër të popullatës që shfaqin simptoma më të rënda dhe agresive”, shton mjekja.
Sipas mjekes, ndryshe nga viti i kaluar, virusi i gripit është më agresiv këtë vit. Kohëzgjatja e gripit varion nga 7 deri në 14 ditë, me temperaturë që mund të zgjasë nga 5 deri në 10 ditë, duke e lodhur pacientin.
Aktualisht, në vendin tonë qarkullojnë disa viruse respiratore, përfshirë gripin dhe COVID-19.