Gruaja me probleme ekonomike ndërmerr aktin ekstrem para bashkisë së Durrësit, Hysaj: Edhe sa do durojë ky popull?

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Advertisements

Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti dot të shpjegonte qartësisht arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem, por tha se gjithçka e bëri prej problemeve ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur.

Advertisements

Fatmirësisht kalimtarët e rastit dhe policët bashkiakë që ndodheshin në sheshin “Liria” kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë ndihmuar të moshuarën të largojë rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar djegie vetëm në këmbë, raporton “DurrësLajm”.

Ajo u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit, ku do të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit është ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi” Këto janë vargjet e Migjeni që për fatkeqësinë e Shqipërisë sot vazhdon të mbetet më aktual se kurrë.

Edhe sa do durojë ky popull? Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një i tillë? A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të popullit?

Apo këta duhet të jenë gërryesit e ekzistencës se ç’do qenie ekzistente në këtë Shqipëri plot halle e trauma, ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës së bukës”, shprehet Hysaj.

You may also like