Gruaja “molla e sherrit”, si ndodhi krimi mes dy shokëve në Durrës (DINAMIKA-EMRAT)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Durrës, ku një 35-vjeçar ka hedhur nga ura shokun e tij dhe më pas ka fshehur krimin.

Advertisements

Autori i dyshuar i krimit është identifikuar shtetasi, Majlind Habibi i cili është vënë sot në pranga, pasi u zbulua se kishte vrarë 33-vjeçarin Branko Shkoza. Ky i fundit ishte denoncuar si i humbur nga familja e tij më 4 dhjetor.

Advertisements

Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin.

Burime mediatike bëjnë me dije se autori e ka qëlluar me grusht për motive të dobëta dhe ka përfunduar në kanal të ujërave të zeza.

Policia e Durrësit reagoi për ngjarjen, duke dhënë edhe detaje të hetimeve paraprake.

You may also like