Gruaja vdiq pas lindjes në maternitetin e Beratit/ Bashkëshorti kërkon drejtësi: I kishin lënë placentën brenda

by editor

“Në sallën e operacionit pashë pjesë që janë hequr nga trupi i saj”

Fisnik Habibi kërkon drejtësi për bashkëshorten e tij, Miliena Sadushi e cila humbi jetën në maternitetin e Beratit pasi lindi vajzën e saj të tretë, 6 muaj më parë.

Advertisements

Habibi akuzon mjekët për mjekim të pakujdeshëm, pasi 40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni po në këtë maternitet. Ai tregon se atë ditë ai mundi të hynte në sallën e operacionit, dhe pa që nga trupi i saj ishte nxjerrë placenta, e cila kishte mbetur në trup që nga lindja.

“Një problem me operimin e parë në lindje, janë munduar në operimin e dytë të bëjnë dicka për infeksionin. Në sallën e operacionit pashë pjesë që janë hequr nga trupi i saj. E pyeta çfarë janë këta. Kurrë nuk na tha që është keq gjëndja por do të rregullohet. Njerëzit e mi kanë thënë se ishte placentë, doktoresha nuk më ka thënë çfarë është.”- tregon ai.

Advertisements

Pasi gjëndja e saj nuk po përmirësohej, familjarët e dërguan në spitalin e Milanos ku 40-vjeçarja vdiq pas mbërritjes. Mjekët italianë thonë se Milena vdiq si pasojë e mjekimit të pakujdeshëm.

“Ato 173 faqe tregojnë se në çfarë gjëndje ka vajtur në Itali më 1 shtator. Për ato 8 ditë sa ka qenë atje tregojnë sa e infektuar ka qenë dhe problematikat që ka pasur kur ka mbërritur. I gjithë stafi i spitalit të Milanos tregojnë rastin e saj. Pakujdesia, papastëria.”– tregon bashkëshorti i të ndjerës, i cili kërkon drejtësi nga shteti shqiptar dhe thotë se nuk do të heqë dorë duke e çuar cështjen deri në Strasburg.

Advertisements

“Do luftoj tërë jetën. Dua vetëm drejtësi. Nuk na tregoi mjekja. Vij shpesh, paraqitem në prokurori. U bë 5 muaj e ende nuk kemi asgjë. Do e çoj deri në Strasburg. Nëse ka pasur probleme gruaja ime, si erdhi në këmbët e veta? Lindi shumë mirë. Fëmija lindi 4.3 kg”- tha ai.

You may also like